Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku do të shkojë në Kili e në Peru në janar 2018

Papa Françesku - AP

19/06/2017 17:16

Papa Françesku do të shkojë vitin e ardhshëm në Kili e në Peru. Lajmin e jep drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke. “Duke pranuar ftesën e krerëve përkatës të shtetit dhe atë të ipeshkvijve – thuhet në deklaratë - Shenjtëria e Tij, Papa Françesku do të kryejë një udhëtim apostolik në Kili, nga 15 deri më 18 janar 2018, e do të vizitojë qytetet e Santiago-s, Temuco-s dhe Iquique-s”.

Gjithashtu, vazhdon nota e Sallës së Shtypit, Papa Bergoglio do të shkojë menjëherë pas në Peru, nga 18 deri më 21 janar 2018, e do të vizitojë qytetin e Limës, të Puerto Maldonado dhe të Trujillo-s. Programi i detajuar i udhëtimit do të njoftohet më vonë.

19/06/2017 17:16