2017-06-19 17:51:00

Me sytë e dy grave: Ati i Shenjtë Bergoglio në librin “Françesku, papa amerikan”


Nga këndvështrimi femëror e laik i dy autoreve rezulton “një kuadër i jetës dhe i papnisë së Atit të Shenjtë Françesku vërtet orgjinal, pa ojna”, i aftë “të kapë aspektet pozitive të personalitetit të tij, por edhe kufizimet, me një delikatesë të tillë sa të mos pezmatojë ata, që e duan fort Papën e, njëkohësisht, të mos i shkandullojë kultivuesit e së vërtetës historike”.

 Me këto fjalë, zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, kryeipeshkvi Angelo Becciu, paraqiti në Romë, librin e Silvina Pérez dhe Lucetta Scaraffia, me titull “Françesku, papa amerikan”, botuar nga Shtëpia torineze Utet. Hyrja e vëllimit 240 faqësh është shkruar nga drejtori i gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, Giovanni Maria Vian. Dy gratë autore drejtojnë njëra edicionin në spanjisht të gazetës e tjetra të përmuajshmen femërore të saj. Silvina Perez përqendrohet kryesisht në jetën argjentinase të Papës Françesku, në episode, nganjëherë, të panjohura, duke u përpjekur të interpretojë vendimet e Jorge Mario Bergoglio-s.

Nga ana tjetër, Lucia Scaraffia analizon vitet e papnisë, gati duke e nxitur lexuesin ta kapë në gabim Atin e Shenjtë, kaq thellë hyn në “pro” e “kundër” për çdo veprim e çdo vendim. Gjithsesi, ajo vetë del gjithnjë e kënaqur nga Papa, si në këndvështrimin gazetaresk, ashtu edhe në atë historik, duke e parë gjithçka nga feja e krishterë, që hedh gjithnjë një vështrim pozitiv mbi ngjarjet.








All the contents on this site are copyrighted ©.