Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa-Merkel: kundër urisë, terrorizmit, ndryshimeve klimaterike. Kujtohet figura e Kohl

Papa me Kancelaren gjermane Merkel

17/06/2017 14:16

“Marrëdhënie të mira e bashkëpunim i frytshëm” ndërmjet Selisë së Shenjtë e Gjermanisë. E pohon një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, pas takimit të paradites së sotme të Papës me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë bisedës, u prekën çështje me interes të përbashkët, me vëmendje të posaçme për takimin e ardhshëm të G20 në Hamburg dhe u kujtua nevoja që t’i kushtohet vëmendje e posaçme përgjegjësisë që ka bashkësia ndërkombëtare për t’iu kundërvënë varfërisë, urisë, kërcënimit global të terrorizmit dhe ndryshimeve klimaterike.

Komunikata pohon edhe se gjatë takimit u kujtua në mënyrë të veçantë ish-Kancelari Federal, Helmut Kohl, që ndërroi jetë dje, si dhe veprimtaria e tij e palodhshme në favor të ribashkimit të Gjermanisë e unitetit të Evropës.

Në një telegram, në kujtim të Kohl, Papa e quan “burrë i madh shteti e evropian i bindur”, duke nënvizuar se punoi me largpamje e përkushtim për të mirën e njerëzve në Gjermani e në vendet fqinje evropiane. Zoti i mëshirshëm e shpërbleftë për punën e tij të palodhur në favor të unitetit të Gjermanisë e të bashkimit të Evropës, ashtu si dhe për impenjimin në favor të paqes e të pajtimit.

Pasi takoi Françeskun, Merkel bisedoi edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

17/06/2017 14:16