2017-06-17 14:55:00

Papa Françesku, thellësisht i trishtuar për viktimat e zjarrit në Londër


Papa Françesku ndjen dhimbje të thellë për viktimat e rënies së zjarrit në Londër e për të plagosurit. Ngushëllimet i shpreh përmes një telegrami, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kardinalit Vincent Nichols, kryeipeshkëv i Westminster.

Françesku ia beson shpirtrat e atyre që vdiqën, mëshirës së dhembshur të Zotit dhe i dërgon ngushëllimet e tij familjeve në zi. Në vijim, duke vlerësuar përpjekjet guximtare të atyre, që vijojnë ndihmën e pakursyer. Papa e bekon bashkësinë vendase, duke uruar që Zoti t’i japë forcë e paqe!








All the contents on this site are copyrighted ©.