Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës 18 – 25 qershor

Solemniteti Gjithe Shenjtoreve - RV

17/06/2017 00:00

E Diel, 18 qershor, Kisha katolike kremton solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit. Gjithnjë më 18 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Marku e Marçeliani, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo, shën Marinën, të Lumen Ozana Andreasi.

Nga kjo e kremte e madhe e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, mësojmë se Eukaristia Shenjte,  ndërsa na bashkon me Korpin e Gjakun e  Krishtit, na i hap zemrat për të pranuar edhe të tjerët, deri në atë pikë, sa të mos jemi më të ndarë, por një gjë e vetme në Të. Kush e pranon Jezu Krishtin në Hosten Shenjte, e pranon në vëllain, që vuan, që ka uri, etje, që është i huaj, i zhveshur, i sëmurë, i burgosur; e është i vëmendshëm ndaj çdo njeriu, që impenjohet, në mënyrë konkrete, për të gjithë nevojtarët. Nga dhurata e dashurisë së Krishtit, buron përgjegjësia jonë e posaçme e krishterë për ndërtimin e një shoqërie solidare, të drejtë, vëllazërore.

Të hënën, më 19 qershor,  kalendari kishtar përkujton shenjtorët Romualdi, Xhervazio e Protazio, shën Xhuliana Falkonieri.

Të mërkurën, më 20 qershor,  kalendari kishtar përkujton shën Silverin, papë e martir e shën Gobanon.

Të enjten, më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike.

Të premten, më 23 qershor, Kisha Katolike feston Solemnitetin e Zemrës së Shenjtë të Krishtit. Krejt muaji i qershorit i kushtohet Zemrës së Krishtit. Ajo është sinteza e misterit të shëlbimit, pasi qe forca e dashurisë së kësaj zemre, që vuri në kryq Shëlbuesin tonë. Në këtë ditë kujtohen edhe Shën Jozefi Kafasso.

Të shtunën më 24 qershor, Kisha katolike kremton festën e Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, e po këtë ditë, menjëherë pas Zemrës së Krishtit,  Kisha nderon Zemrën e Papërlyer të Shën Marisë. Galdoj në Zotin, shpëtimin tim. Zoja ruan në zemër misterin e Birit të vet. Shembulli i saj e nxit çdo të krishterë të lutet që të bëjë pjesë në planin e Hyjit. Po të shtunën, bie

Të dielën e ardhshme, 25 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 12-të të kohës së zakonshme të vitit kishtar. Gjithnjë më 25 qershor, kalendari kishtar Shën Maksimin

17/06/2017 00:00