Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Papa: zëvendësi i kard. Turkson, një meshtar francez, ekspert i të drejtave të njeriut

Një mbledhje në dikasterin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor - AP

16/06/2017 14:16

Papa Françesku emëroi sekretarin e dikasterit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor. Ai është don Bruno Marie Duffé i klerit të kryedioqezës së Lionit, bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Katolik të Lionit, profesor i Etikës Shoqërore dhe Shëndetësore në Qendrën Rajonale të Luftës kundër Tumorit. 66 vjeç, meshtari do të jetë numri dy i dikasterit, menjëherë pas kardinalit afrikan Peter Turkson. Ka shumë merita, por sidomos ka kontribuar aktivisht në krijimin e katedrës së UNESCO-s për të drejtat e pakicave. Është gjithashtu kapelan kombëtar i Komitetit Katolik kundër Urisë e në favor të Zhvillimit. Autor i shumë publikimeve mbi temën e të drejtave të njeriut, ka marrë pjesë në misione ndërkombëtare me mandatin e Komisariatit të Lartë përkatës të OKB-së. Ka bashkëpunuar me shumë organizata jo qeveritare si Karitasi, Terre des Hommes, Mjekët pa kufij.

16/06/2017 14:16