Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku në Cesena: botohet programi

Papa Françesku - ANSA

16/06/2017 14:34

Papa Françesku do të bëjë një vizitë prej disa orësh në Cesena, më 1 tetorin e ardhshëm. Do të vizitojë qytetin romanjol, para se të niset për Bolonjë. Sipas programit, Papa do të arrijë në orën 08.00 me helikopter  në hipodromin e Savios, ku do të pritet nga autoritetet. Më pas, me automobil të zbuluar, do të shkojë në Sheshin e Popullit, ku ndodhet Bashkia e ku mund të mblidhen rreth 4 mijë vetë.

Në orën 8.20 do t’i drejtojë përshëndetjen qytetit. Lidhja televizive do të krijojë mundësitë që ngjarja të ndiqet në ekranet e mëdhenj e në televizion. Në orën 8.45 do të përshkojë rrugën Zeffirino Re, me automobil. Do të ndalohet para Palazzo del Ridotto, ku kryebashkiaku Paolo Lucchi do të zbulojë një pllakë, që përuron Sheshin Pali VI. Në orën 09.00, në Sheshin Gjon Pali II, përballë katedrales, do të pritet nga fëmijët e të rinjtë.

Papa do t’u drejtojë nga shkallët e Kishës, një fjalim të shkurtër. Në katedrale do të vizitojë  kapelën e Zojës së Popullit, pastaj do të përshëndesë disa të sëmurë. Këtu parashikohet të mbajë një fjalim tjetër. Pastaj, shkëmbimi i dhuratave, lutja përfundimtare edhe bekimi. Papa Françesku do të vizitojë edhe oborrin e argjipeshkvisë e do të bekojë shtëpinë e pritjes, duke përshëndetur të pranishmit.

Do të hyjë, pastaj, në katedrale, do të përshkojë navatën qendrore e do të dalë në Sheshin Gjon Pali II. Gjithnjë në automobilin e zbuluar, në orën 09.45, do të përshkojë rrugën Mazzini, Sheshin Piu VI, Rrugën Carbonari dhe Rrugën Cesare Battisti. Në përfundim, rreth orës 10.00,  do të niset me helikopter nga hipodromi i Savios.

16/06/2017 14:34