2017-06-15 10:48:00

Papa Françesku emëroi atë Giovanni Peragine ipeshkëv të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut


Papa Françesku emëroi sot administratorin e ri apostolik të Shqipërisë së Jugut, atë Giovanni Peragine, rregulltar barnabit, që deri tani ka shërbyer si famullitar në kishën e Shën Kollit në Milot, kryedioqeza Tiranë-Durrës. Atë Giovanni Peragine është edhe kryetar i Konferencës shqiptare të Eprorëve të Lartë e nga marsi 2012, edhe i Bashkimit të Konferencave Evropiane të Eprorëve të Lartë. Në dokumentin zyrtar të Selisë së Shenjtë, njoftohet se Papa e ka ngritur në nivelin ipeshkvnor, duke i dhënë selinë titullare të Finiqit në jug të Shqipërisë, e cila e ka zanafillën që në kohën e provincës romake Epirus Vetus, në dioqezën civile të Maqedonisë së atëhershme.

Njëkohësisht, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen Shkëlqesisë së Tij, imzot Hil Kabashit, françeskan, nga detyra e qeverisjes baritore të Administratës Apostolike të Shqipërisë së Jugut. Ja edhe fjala që ipeshkvi i ri i Jugut, atë Giovanni Peragine, u drejtoi klerit dhe besimtarëve, menjëherë pas emërimit në detyrë:

Përshëndetje e atë Giovanni Peragine

Fort të dashur në këtë moment në zemrën time jehon fort himni i falënderimit të Marisë: “Shpirti im e madhëron Zotin…sepse e shikoi me pëlqim shërbëtoren e vet të përvuajtë”.

Po është e vërtetë perballë madhërisë së Hyjit që vepron në jetën tonë, gjithmonë në mënyrë të papritur dhe te habitshme, ndjej nevojën të falënderoj për atë që ështe duke kryer ne jetën time, pavarësisht prej limiteve dhe dobësitë të mia njerëzore.

Papa Françesku ka deshiruar që një misionar nga një qytet i "vogël", në veri të Shqipërisë (Milot) të bëhet një Bari i një territori të gjerë që përfshin Administratën Apostolike në pjesën jugore të Shqipërisë. Për këtë arsye dua të falënderoj Papa Françeskun për besimin që më ka treguar duke më dërguar mua mes jush si Bari të ri.

Falënderoj menjehërë Shkelqesinë e Tij Mons. Hill Kabashi i cili për 20 vjet e udhëhoqi këtë administratë. Jam i sigurt se sakrificat që ai i ka bërë, sidomos në vitet e para, dhe punën që ai e ka bërë deri më sot, do të vazhdojnë të japin fryte edhe në të ardhmen.

Përshëndes dhe falënderoj të gjithë meshtarët dhe rregulltaret që punojnë në këtë administratë: besnikëria juaj ndaj Zotit, deshmia e përditshme dhe heshtja e jetës suaj të kushtuar në shërbim të më të dobtëve, janë për mua motiv inkurajimi në këtë çast dridhjeje.

Të dashur, kam qenë dërguar nga eprorët e mi në Shqipëri si misionar i Kongregates të Etërve Barnabit dhe si misionar kam ndërmend të vazhdoj shërbimin tim. Gjatë gati 25 viteve të meshtarisë sime, njëzet vjet i kam jetuar këtu në Shqipëri. Në këtë Kishë, në mesin e këtij populli kam mësuar të ushtroj ministerin tim, kam mësuar të dëgjoj njerëzit dhe ta bëjë famullinë time familjen time. Për këtë e përshëndes dhe falënderoj bashkësinë e famullisë së Milotit dhe gjithë dioqezen Tiranë – Durrës e cila për mua ka qenë si një nënë. Nënë Tereza e Kalkutës shpesh ka pohuar se ka pasur gjak shqiptari e zemër indiane. Edhe unë mund të thëm, pa dyshim, se kam gjak italiani e zemër shqiptari.

Motoja që kam zgjedhur është "Kulloti qengjat e mi." Ashtu si Pjetri,  gjatë mundimeve për tre herë e kishte mohuar Jezuin, pasi kishte kërkuar të konfirmojë dashurinë e tij "më shumë se të gjithë", edhe mua sot Zoti më kërkon t’i kullosë qengjat e tij, popullin e tij, duke filluar nga më të dobtit, më të varfërit, më të largëtit. Me ndihmën e "Bariut të Mirë" dua të bëhem i afërm të gjithëve për t’i dëgjuar, udhëhequr, mbështetur, mbrojtur e shërbyer.

I përshëndes që nga tani besimtaret e Kishës Katolike, ti cileve së shpejti do t’ua dergojë një mesazh pershendetje, edhe besimtareve të besimeve të tjera që janë të pranishëm në këtë territor: komunitetin musliman dhe bektashian dhe vëllezërit e Kishës Ortodokse.

Me ta dëshiroj të marre rrugë dialogu dhe bashkimi për të qenë gjithmonë shenjë më konkrete e Hyjit për njerëzimin.

Ju përshëndes  të gjithëve e lutuni për mua.

 

Ja një pjesë nga një intervistë e imzot Giovanni Peragine-s me Radio Vatikanin, me rastin e një asambleje të Kishës në Shqipëri, ku ai vë në dukje cilat janë vlerat kishtare në të cilat beson:

Ja biografia e ipeshkvit te ri te Administraturës Apostolike të Shqipërisë se Jugut

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura (Bari – Italy -) më 25.06.1965

Ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985

Ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana

duke diplomuar në Filosofi ne 1987 dhe marr master në Teologi biblik në 1993.

20 Mars 1993 ka qenë shuguruar meshtar në Romë

1993-1998: ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si

zëvendës famullitari e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”.

Më 27 Shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvedës famullitari dhe drejtori i

seminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Nga 2002 është famullitari i Kishës së Milot

Nga 2002 është emëruar Dekani i pjesës së veriore të dioqesit Tiranë-Durrës

Nga 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Nga 2009 është President Kombëtar i KSHEL-it (Konferencës Shqiptare të

Eprorëve të Lartë)

Nga 2009 zëvendës Provinciali i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Nga Mars 2012 është Presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Europiane të Eprorëve të Lartë)








All the contents on this site are copyrighted ©.