Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shtëpia botuese “Drita” në Panairin e Librit “Prishtina 2017”

Drita shtepia botuese. - RV

14/06/2017 14:15

Në panairin e libri “Prishtina 2017” që sapo përfundoi, mori pjesë edhe shtëpia botuese e Kishës katolike të Kosovës, duke “Drita”. Përmes 150 tituj të saj, “Drita” u propozoi dashamirëve të librit një literaturë të frymëzuar nga vlerat dhe kultura e krishterë. E mos të harrojmë thënien se “libri është nuk mik i mirë që nuk të mashtron kurrë”. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie-Ibrajt.....

Qytetarët e kryeqytetit të Kosovës për një javë të tërë frymuan me Festën e Librit. Prej 6 deri me 11 qershor në Prishtinë ishte i hapur Panairi i 19 të me radhë i librit “Prishtina 2017”. Në stendat përkatëse ekspozuan botimet e tyre mbi 100 shtëpi botuese, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e diaspora,  që dashamirëve të librit iu ofruan rreth një mijë tituj të rinj. 

Ne kete panair si edhe me pare, u prezantua edhe Shtepia Botuese “Drita”. Famullitari i Prishtines, njëkohësisht edhe drejtor i kesaj shtepie botue, don Fatmir Koliqi, na tha se “Drita” mori pjese me 150 tituj te saj, pa përjashtuar disa tituj te shtëpive botuese tjera të krishtera. “Qëllimi i pjesëmarrjes ne panair patjetër se është promovimi i botimeve tona, parimisht, por gjithashtu edhe ofrimi i literaturës dhe kulturës së krishterë për lexuesit, që  “Drita” vazhdimisht e ka promovuar që nga viti 1970, kur ka filluar të botojë revistën me të njëjtin emër” tha don Fatmiri, i cili numëroi disa nga titujt e botimeve në këtë panair. 

Sipas tij, si çdo vit tjetër, interesimi i lexuesve ka qenë i përqendruar më shumë tek librat klasik, siç janë “Bibla”, “Çeta e profeteve” e Imzot Pjeter Bogdanit, “Ipeshkvia Shkup-Prizren gjate shekujve” e Dr. Don Gasper Gjinit, “Islamizmi i shqiptarëve gjatë shekujve” e Dr. Don Shan Zefit, “Nëna e Dashurisë” e Imzot Lush Gjergjit, etj.

Në kuadër të panairit të librit, përpos promovime të botimeve të reja, u zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme që përkonin me përvjetorë të caktuar të personaliteteve të shquara letrare shqiptare dhe botërore, siç janë, 600 vjetori i lindjes se Pal Engjellit, 300-vjetori i lindjes se Françesk Avatit, 220-vjetori i lindjes se Naum Veçilharxhit, 160-vjetori i lindjes se Visar Dodanit, 150-vjetori i lindjes se Mati Logorecit, 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit, 110-vjetori i lindjes se Mitrush Kutelit, 170-vjetori i lindjes se Ndue Bytyçit,  80-vjetori i lindjes se Anton Pashkut etj.  

Në përmbylljen e panairit të librit “Prishtina 2017” me 11 qershor, organizatori, përkatësisht kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se, në këtë panair morën pjesë të gjithë botuesit shqiptarë, të cilët ofruan një gamë të madhe të botimeve, ndërsa panairi është vizituar prej rreth 40 mijë qytetarëve brezash të ndryshëm, dhe krahasuar me vitin e kaluar ka rezultuar me 30 për qind të shitjes së librit. “Ndjehem shumë mirë që kemi një rritje të tillë, por edhe më mirë kur në ketë kohë interneti, pash kaq shumë të rinj e të reja që interesoheshin për blerjen e botimeve të ndryshme” tha Demaku, i cili me këtë rast publikoi librat më të shitur të autorëve shqiptarë e ndërkombëtarë. 

Rabi-Mrika Ibraj

14/06/2017 14:15