Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Londër: në zjarrin e Grenfell Tower, viktima e të plagosur

Grenfell Tower - AFP

14/06/2017 14:13

Sërish terror në Londër, ku në orën 1 të natës së djeshme mori flakë grataçela apo qiellgërvishësi 27 katësh, Grenfell Tower. Policia konfirmon se ka dhjetra të plagosur e të intoksikuar nga tymi, por edhe disa të vdekur, ndoshta gjashtë. Nga Shërbimi i Ambulancave mësohet se janë shtruar në spital 64 vetë, nga të cilët, 20, rëndë. Tani për tani, ngjarja duket aksident.

Tronditëse, dëshmitë e njerëzve, që panë me sytë e tyre përhapjen e shpejtë të zjarrit, i cili i riktheu frikën kryeqytetin britanik, megjithëse, kësaj radhe, duket se përjashtohet pista terroriste. Dëgjohen britma për ndihmë, ndërsa mikroshpërthime të njëpasnjëshme po shkaktojnë edhe rënien e pjesëve të ndryshme të kullës. Më se 200 zjarrfikës punojnë pa pushim për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë njerëzit, që akoma janë në kurth në katet e larta. Grenfell Tower është ndërtuar në vitin 1974 dhe ka 120 apartamente. Kohët e fundit, kishte filluar zbatimi i një plani për restaurimin e ndërtesës e nuk përjashtohet mundësia se fajin për zjarrin e kanë pikërisht punimet.

14/06/2017 14:13