2017-06-14 12:45:00

Ekumenizëm: ipeshkvijtë Arborelius (katolik) e Jackelén (luterane) takohen me Papën në Vatikan


Ishin sot në Romë, për t’u takuar me Papën Françesku, në përfundim të audiencës së përgjithshme, edhe ipeshkvijtë e Stokholmit, luterania Antje Jackelén dhe katoliku Anders Arborelius. Erdhën ta falënderojnë Papën për praninë e tij në Lund e Malmö, nga 31 tetori, deri më 1 nëntorin e kaluar, në takimin, që u quajt “historik”, me të cilin u hapën zyrtarisht  kremtimet e 500-vjetorit të reformës luterane.

Takimi i sotëm u shoqërua me një dhuratë kuptimplote, që flet për frytet e para të shtegut të ri, hapur nga Papa: mirënjohje, shpresë, kapërcim i paragjykimeve dhe i përçarjeve. Energjia  Lundit po i frymëzon katolikët e luteranët e mbarë botës  për të vijuar udhën, që çon nga konflikti, në bashkim. Dy liderët kishtar i dorëzuan Papës, një ikonë të Shën Françeskut, dhuratë kuptimplote,   përgatitur nga Lars Gerdmar, njëri nga ikonografët më të famshëm të vendeve nordike, i pranishëm në takim,








All the contents on this site are copyrighted ©.