Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Një faqe interneti për Sinodin kushtuar të rinjve

Papa Françesku me të rinjtë në DBR-në e Krakovisë - EPA

13/06/2017 14:43

Sekretaria e përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve njoftoi hapjen e një faqeje interneti në përgatitje të Asamblesë XV të zakonshme, me temë “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes së Zotit”, që do të mbahet në tetorin e vitit 2018. Faqja do të jetë gati, duke filluar nga dita e nesërme, 14 qershor, në adresën youth.synod2018.va.

Ideja është që përmes internetit të promovohet pjesëmarrja e të rinjve nga e gjithë bota edhe në udhën e përgatitjes së Sinodit. Në faqen web, shpjegohet në një komunikatë, përfshihet një pyetësor “online” në pesë gjuhë të ndryshme. Të rinjtë mund ta plotësojnë e t’ia postojnë Sekretarisë së përgjithshme të Sinodit deri më 30 nëntor 2017. Përgjigjet do të jenë pjesë e konsultimeve që Sekretaria po zhvillon me të gjitha nivelet e Popullit të Zotit e do të ndikojnë në përzgjedhjen e argumenteve të Sinodit.

13/06/2017 14:43