2017-06-12 14:49:00

Publikohet nesër, mesazhi i Papës për Ditën e të varfërve


Do të publikohet nesër, mesazhi i Papës Françesku për Ditën e parë Botërore të të Varfërve, themeluar nga vetë Bergoglio, në përfundim të Jubileut të Mëshirës. Dita do të kremtohet vazhdimisht në të dielën e 33-të të kohës së zakonshme të vitit kishtar. Sivjet, ajo bie më 19 nëntor. Në një konferencë për shtyp, do ta paraqesin mesazhin, kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, imzot Rino Fisichella, dhe sekretari i Këshillit, imzot José Octavio Ruiz Arenas.








All the contents on this site are copyrighted ©.