Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës 11 -18 qershor

Shenjtorët

10/06/2017 00:00

E diel 11 qershor, Kisha katolike kremton festën e Trinisë Shenjte, solemnitet që na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe i Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini. Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër, por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, shfaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike.

Gjithnjë këtë të diel më 11 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Barnabën, apostull, e shën Paolen Frassinetti, themeluesen e Motrave të Shën Dorotesë.

Të hënën më 12 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Onufrin e shën Gaspër Bertoni-n.

Të martën më 13 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Antonin e Padovës, që tek shqiptarët njihet edhe emrin shëna Ndou i Padovës, meshtar e doktor i Kishës, një shenjt universal. Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos tek katolikët edhe ndër ortodoks, budistë e mysliman. Me plotë të drejtë quhet shenjt universal – shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Të mërkurën më 14 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Elizeun, shën Valerin e Rufinin.

Të enjten më 15 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Amosi-n.

Të premten më 16 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Kuirikun e Juditën, shën Aurelianin.

Të shtunën më 17 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Ranierin, shën Nikadro-n e Marçano-n.

Të dielën e ardhshme më 18 qershor, Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit.

Ungjilli i kësaj feste vë në dukje çastin sublim të kremtimit të Eukaristisë nga Jezu Krishti, çastin që e përjetojmë gjithnjë në meshë, sa herë lartohen drejt qiellit hostja e vera, të cilat shndërrohen në Korpin e Gjakun e Krishtit. “Ndërsa po hanin darkë, Jezusi mori bukën e bekoi Hyjin, e theu, ua dha e tha: “Merrni, ky është trupi im!” Pastaj mori gotën, u falënderua e ua dha. Të gjithë pinë prej saj. U tha: “Ky është gjaku im, gjaku i Besëlidhjes, që derdhet për të gjithë.” (Mk 14,22-25). Si gosti shpirtërore rreth sofrës së Zotit, Jezusi na ushqen me fjalën e tij, me sakramentet e tij, me Korpin e Gjakun e tij, na ushqen edhe me shoqërinë e mbarë bashkësisë së krishterë, sepse Zoti nuk na shpëtoi si një njeri i vetëm, por edhe si bashkësi.

Festa lindi në rrethana të caktuara historike e kulturore me qëllimin që populli i Zotit ta ripohonte haptazi besimin e vet në Jezu Krishtin e gjallë e vërtetë të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament. Është, pra, festë e themeluar për ta adhuruar, për ta lumnuar e për ta falënderuar publikisht Zotin i cili, në Sakramentin eukaristik, vijon të na dojë deri në fund të fundit, deri në dhurimin e korpit e të gjakut të vet 

10/06/2017 00:00