Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa, fëmijëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti: shkoni përpara me guxim

Papa në Quirinale - ANSA

10/06/2017 18:12

Entuziazmi ishte filli i kuq i vizitës së sotme të Françeskut në Quirinale. Të parët që e pritën Papën, së bashku me Presidentin e Republikës, ishin fëmijët e zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Çaste institucionale, por edhe shumë dashuri e entuziazëm. Posaçërisht nga 300 fëmijët, ardhur nga zonat e tërmetit. Vizita nisi në oborrin e Quirinales me përshndetjet e himnet.

I shumënumërt, delegacioni vatikanas, i përbërë, ndërmjet tjerësh, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin; mëkëmbësi për Romën, kardinali Agostino Vallini; kryetari i Konferencës ipeshkvnore italiane, kardinali Gualtiero Bassetti.

Pothuajse e plotë, qeveria italiane. Një ikonë e Apostujve Pjetër e Pal dhe një mbërtheckë artistike prej argjendi për pivialin, apo mantelin liturgjik, ishin dhuratat, që shkëmbyen Papa me Presidentin italian.

Çastet zyrtare ia lëshuan shpejt vendin spontaneitetit të fëmijëve, mbledhur në Kopshtet e Quirinales. Françesku u drejtoi fjalë inkurajimi, pas çasteve të vështira të tërmetit:

“Të dashur fëmijë, ju falënderoj që jeni këtu. Ju falënderoj për këngën tuaj e edhe për trimërinë tuaj. Ecni përpara me guxim. Gjithnjë më lart, më lart! Është art, të ngjitesh gjithnjë. Vërtet se në jetë ka edhe vështirësi -  e ju vuajtët shumë nga ky tërmet - e ka edhe rrëzime - por mua më vjen në mendje kënga e bukur, që këndojnë alpinët: ‘Në artin e ngjitjes, suksesi nuk qëndron në aftësinë për të mos u rrëzuar, por në guximin për t’u ngritur përsëri në këmbë’. Gjithnjë lart, gjithnjë me fjalën ‘ngreju’, ‘përsëri në këmbë’ e ec! Zoti ju bekoftë!”.

Fëmijët e pranishëm iu përgjigjen këtyre fjalëve, duke i dhuruar Françeskut letra, bluza e deri thjerrëza nga Castelluccio e duke intonuar këngën. “Miqësia”. Lidhnin një miqësi të re, fëmijët, në oborrin e Quirinales: miqësi me Papën e Romës!

10/06/2017 18:12