2017-06-09 00:00:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Ta njohim Ungjillin e Lukës me dom Marjan Palokën n. 54


Ja përsëri në takim me rubrikën radiofonike të së dielës ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’, me dom Marjan Palokën lexojmë Ungjillin e Lukës (n. 54). Kësaj radhe, me dom Marjan Palokën përshkojmë e komentojmë kreun 15,1-32 të Ungjillit të Lukës, ku shëmbëlltyrën e deles së humbur, shëmbëlltyrën e drahmës së humbur dhe të djalit të humbur e të gjetur.

Këto shëmbëlltyra na tregojnë se ç’dashuri e kujdes ka Hyji për mëkatarin e si bën ç’mosin t’i bjerë mëkatarët në udhën e shëlbimit. Nuk duhet kuptuar a menduar se s’ka dashuri për të drejtët e të mirët, por theksi bie mbi mëkatarët që kthehen e bëjnë pendesë: atë e shohim në përgjegjen e babait djalit të madh (15,31) “ti je me mua – gjithçka është e jotja”, por duhet gëzuar për atë që u ngjall shpirtërisht e i tillë është mëkatari i kthyer që bën pendesë. S’ka dyshim se djali i madh paraqet farisenjtë e të gjithë ata njerëz që e mbajnë veten të “drejtë” e që “nuk e shkapërcejnë asnjë urdhër të Ligjit” (15,29). Në këto tri shëmbëlltyra jashtëzakonisht bukur paraqitet dashuria e Hyjit, sidomos me shëmbëlltyrën e tretë. Luka është edhe artist i mrekullueshëm.

Po më hollësisht të ndjekim komentin e dom Marjan Palokës, në studio të Radio Vatikanit, ta dëgjojmë së bashku... 








All the contents on this site are copyrighted ©.