2017-06-09 14:24:00

Kosovë: Imzot Dodë Gjergji, të sigurohet mbarëvajtja e zgjedhjeve


Në Kosovë përfundon sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu, të dielën, qytetarët do të votojnë për qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme, pas një fushate për zgjedhje të parakohshme që u caktua menjëherë pas një mocioni mosbemimi më 9 maj kur u rrëzua qeveria Mustafa në koalicion me PDK-në. Në zgjedhje janë regjistruar 5 koalicione, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare, ndërsa elektorati numëron rreth 1.9 milionë votues

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor në Prishtinë, ka pohuar se në Kosovë gjithçka është gati, pavarësisht sfidës së organizimit të zgjedhjeve në një afat tejet të shkurtër kohor. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë akredituar mbi 4 mijë vëzhgues, që të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

BE-ja kërkon që “votimet të zhvillohet në mënyrë demokratike”. Të gjithë, brenda e jashtë vendit, shikojnë e shpresojnë që votimet të zhvillohen në mënyrë të rregullt, në respektimin e plotë të standardeve që kërkon demokracia.

Edhe ipeshkvi i Kishës katolike të vendit, imzot Dodë Gjergji, i është drejtuar “besimtarëve katolikë, të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve të vendit, partive politike dhe të gjithë faktorëve të tjerë, që të garantohet mbarëvajtja e votimeve, të veprohet me maturi e për të mirën e përbashkët. Më tepër mbi këto zgjedhje, në mikrofonin e Radio Vatikanit, ta dëgjojmë ipeshkvin katolik të Prishtinës, imzot Dodë Gjergjin..








All the contents on this site are copyrighted ©.