2017-06-09 15:03:00

Fetë: Ndihmë e përbashkët humanitare ndaj popullsisë siriane


E forcoi aleancën ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, mbledhja e ndihmave për Sirinë, organizuar në Rusi nga bashkësitë fetare. Nisma u promovua nga Grupi i punës për ndihmë humanitare ndaj popullsisë siriane, organizëm në gjirin e Këshillit presidencial për bashkëpunimin me organizatat fetare (Komisioni i të cilit për bashkëpunim ndërkombëtar kryesohet nga metropoliti i Volokolamsk, Hilarioni).

Këto ditë, gjatë një konference shtypi të agjencisë Tass, u fol për rezultatet e para të mbledhjes së lëmoshëve, në praninë e përfaqësuesve të Kishës ortodokse ruse, të Kishës katolike, të Kishës apostolike armene, të Bashkimit të të krishterëve të fesë ungjillore, të Asamblesë shpirtërore të myslimanëve dhe të Drejtorisë qendrore të myslimanëve të Rusisë.

Në fillim secila bashkësi e pranishme në grupin e punës - shpjegoi drejtuesi, hieromurgu Stefan Igumnov – organizoi nisjen e ndihmave humanitare për banorët e Sirisë, por pastaj u vendos të bashkoheshin përpjekjet. Kjo ndihmon jo vetëm për një koordinim më të mirë të projekteve të veçanta, por edhe për arritjen e nismës në një nivel më të lartë, duke hartuar plane të përbashkëta. Karvani i parë humanitar, fryt i ndihmave të përbashkëta kristiano - myslimane, do të arrijë në Siri në fund të qershorit.








All the contents on this site are copyrighted ©.