2017-06-07 15:55:00

Ipeshkvijtë e SHBA-ve: liria fetare sanksionohet nga Kushtetuta


“Liria për mision”: kjo, tema e zgjedhur për fushatën “Dy javë për Paqen”, kushtuar lirisë fetare, organziuar për herë të shtatë nga Konferenca Ipeshkvnore e SHBA-ve (Usccb). Nisma zu fill në vitin 2012 dhe organizohet çdo vit më 21 qershor, Festa e Shën Tomës Moro, pajtor i politikanëve dhe Shën Gjonit Fisher, deri më 4  korrik, Festa e Pavarësisë.

Të sqarohen keqkuptimet

“Në këtë kohë, kur thellohet polarizimi kulturor - lexohet në kanalin e internetit të Konferencës ipeshkvnore të SHBA-ve - mund të japim ndihmesën tonë për kuptimin më të mirë të lirisë fetare, në mënyrë që të respektohen të gjithë njerëzit”. Prej këndej, ftesa e prelatëve drejtuar gjithë të krishterëve që të flasin me miqtë e fqinjët për temën e lirisë fetare e të punojnë për t’i sqaruar keqkuptimet në këtë drejtim.

Lutje, reflektim, veprim

“Lutje, reflektim, veprim” - kjo nxitja e Kishës në SHBA-të - sepse të gjithë jemi të thirrur ta ndjekim Krishtin si dishepuj misionarë. Të kërkojmë të vërtetën, duke u vënë në shërbim të të tjerëve  e duke e jetuar fenë tonë në gjithçka që bëjmë.

Liria fetare sanksionohet nga Kushtetuta

Nga 21 qershori, deri më 4 korrik, pra, bashkësitë e krishtera ftohen ta gjejnë ditë për ditë  një çast për t’u lutur, për të reflektuar e për të vepruar në favor të lirisë fetare, parim themelor i sanksionuar nga emendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-ve.








All the contents on this site are copyrighted ©.