2017-06-06 12:44:00

Papa do të takohet me ipeshkvijtë e Venezuelës për situatën në vend


Situata në Venezuelë do të jetë në qendër të takimit të Papës  Françesku me Këshillin e kryesisë së Konferencës ipeshkvnore të Venezuelës, të enjten, më 8 qershor, në Vatikan. Audinecën - sqaron drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke - e kërkoi vetë Konferenca ipeshkvnore.

“Ndalimi i dhunës, përfundimi i shtypjes së manifestimeve popullore, respektimi i të drejtave njerëzore, pajtimi e paqja”. Këto, kërkesat e ipeshkvijve venezuelanë, për të cilat foli, pak ditë më parë, kryeipeshkvi i Karakasit, kardinali Urosa Savino. Hirësia e Tij u bëri thirrje edhe forcave ushtarake e atyre të policisë, të jenë garantë të respektimit të Kushetutës, të paqes dhe të bashkëjetesës së popullit venezuelan. 








All the contents on this site are copyrighted ©.