2017-06-05 14:11:00

Papa: të dielën 18 qershor Mesha e procesioni Korpit të Krishtit


Të dielën më 18 qershor, në solemnitetin e Korpit të Krishtit, Papa Françesku do të kremtojë Meshën në sheshin para bazilikës së Shën Gjonit n Lateran, në Romë. Pas Meshe do të zhvillohet procesioni Eukaristik që, duke përshkuar rrugën Merulana, do të mbërrijë deri në bazilikën tjetër romake, atë të Shën Marisë së Madhe, ku përfundon kremtimi. Kështu njofton Zyra e kremtimeve liturgjike papnore.

Po kujtojmë se Solemniteti i të Corpus Domini – Korpit të Krishtit është ditë në të cilën Kisha dëshiron të vërë theksin mbi misterin e madh të Korpit e të Gjakut të Krishtit në Eukaristinë Shenjte. Zoti Jezus e themeloi Eukaristinë të Enjten e Madhe të Pashkëve. Por Kisha, me kalimin e kohës, zgjodhi një ditë tjetër, për të vënë në pah misterin Eukaristik, posaçërisht jashtë Meshës. Kështu shfrytëzoi rastin e mrekullisë eukaristike së Bolsenës, ndonëse duhet theksuar se feja jonë nuk bazohet mbi këtë mrekulli, por mbi zbulimin hyjnor të misterit. Atëherë mund të themi se festa e Korpit të Krishti e vë theksin mbi adhurimin e Jezusit në të Shenjtnueshmin Sakrament të Eukaristisë, gjatë Meshës dhe jashtë saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.