2017-06-05 15:25:00

Në Newham e Barking, policia kontrollon e arreston


Njëri nga tre vrasësit e grupit terrorist, që goditi të shtunën mbrëma në Londër, duket në një dokumetar të Channel 4, kushtuar integralizmit islamik në Mbretërinë e Bashkuar, duke valëvitur një flamur të Isisit në Regent’s park. Është një 27 vjeçar, identifikuar me inicialet ‘Abs’ a ‘Abz’. Kontrolle të reja, të imta të policisë në lagjet Newham e Barking. Scotland Yard  njofton se që nga atentati i Westminster i 22 marsit, ka parandaluar pesë sulme terroriste. Pritet të njihet identiteti i viktimave; ndërmjet të humburve është edhe një spanjoll 39 vjeç që, sipas dëshmitarëve, u ndesh me njërin nga terroristët. Rifillon, ndërkaq, fushata zgjedhore. May, në krye të listës, deklaron: “Bota e lirë është në rrezik”.








All the contents on this site are copyrighted ©.