2017-06-05 14:38:00

Londra: Isis pranon autorësinë e sulmeve, May kundër ekstremizmit islamik


Isis e ka pranuar autorësinë e sulmeve të Londrës. Bilanci është 7 të vdekur, ndërmjet të cilëve, një kanadeze; 48, të plagosurit, 21 nga të cilët, në gjendje të rëndë. Vriten tre vrasësit, 12 vetë arrestohen, Scotland Yard vijon ndjekjen e rrjetit të ekstremistëve, që i ndihmuan atentatorët. Sot stacioni i London Bridge u hap përsëri. Ndërsa mbrëmë një turmë e madhe të rinjsh u rimblodh në Manchester, për të ndjekur koncertin kushtuar viktimave të Arenës. May sot rifilloi fushatën zgjedhore, duke folur për betejë kundër ekstremizmit islamik.

“Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund - theksoi Trump nga Amerika - e do të marrë fund! Do t’i mbroj SHBA-të dhe aleatët tanë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.