2017-06-05 16:02:00

Papa Françesku priti sekretarin e China Culture Industrial Investment Fund


Në kuadrin e dialogut ndërmjet Muzeve të Vatikanit dhe China Culture Industrial Investment Fund, nisur me qëllim që të krijohen forma të bashkëpunimit kulturor, mëngjesin e 31 majit të kaluar, Françesku priti Zhu Jiancheng, Sekretar i Përgjithshëm i China Culture Industrial Investment Fund, si dhe përfaqësuesit e Muzeve të Vatikanit.

Dy institucionet do të shkëmbejnë përvojën e tyre në fushën e studimit, të kërkimeve shkencore dhe të restaurimit, për të vlerësuar koleksionin kinez të Muzeve të Vatikanit. Me këtë rast Zhu Jiancheng i dhuroi Muzeve të Vatikanit dy piktura të mjeshtrit Zhang Yan. Janë dy piktura me bojë vaji: e para, realizuar më 1993, titullohet “Iron Staff Lama”, e dyta, e 2013-tës, “The cradling arm”.








All the contents on this site are copyrighted ©.