Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Trump: SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja për ndryshimet klimaterike

Popujt kërkojnë të shpëtohet klima - ANSA

02/06/2017 12:01

“Me qëllim që të respektoj detyrën për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj, SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja e Parisit për klimën”. Kështu  presidenti Tramp, dje, nga Washington-i, u tregua i gatshëm për të dalë nga marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2015 e për t’i rinisur bisedimet për një marrëveshje të re, më të drejtë, që nuk i dëmton punëtorët dhe bisnesmenët amerikanë. Është fjala për marrëveshjen e nënshkruar nga më se 200 shtete, pas dhjetë vjet diskutimesh.

Franca, Gjermania dhe Italia lëshuan një deklaratë të përbashkët, për të rikujtuar se marrëveshja Parisit nuk mund të rinegociohet.

Ipeshkvijtë e SHBA-ve: vendim shumë shqetësues

Ipeshkvijtë e SHBA-ve, që kishin kërkuar të mos dilej nga marrëveshja, e quajnë këtë vendim “jashtëzakonisht shqetësues”, me pasoja negative  për popullsitë e SHBA dhe më të varfërit e mbarë botës. Prelatët i ndjekin me shqetësim të thellë ndryshimet klimaterike në vijim, por gjithsesi, shpresojnë që çështja të rishtrohet për diskutim në tryezën e bisedimeve.

BE: Parisi nuk mund të ridiskutohet

I menjëhershëm reagimi në Evropë ndaj vendimit të Trump: Roma, Parisi e Berlini e quajnë marrëveshjen franceze, të padiskutueshme. Kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker pohoi se zbraztësia e lënë nga SHBA-të, do të mbushet”.

Frikë nga reaksioni zinxhir

Gjithsesi nuk mungon frika e efektit domino, apo reaksionit zinxhir. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, pohoi këto ditë se “për Rusinë marrëveshja mbi klimën është shumë e rëndësishme, por - saktësoi -  kuptohet vetvetiu se vlera e saj reduktohet, nëse mungojnë aktorët kryesorë”.

02/06/2017 12:01