2017-06-02 14:38:00

Festa e 2 qershorit. Papa: Italia të japë kontributin e saj për paqen


Parada tradicionale, sot, në Via dei Fori Imperiali, në Romë, për Festën e Republikës. Me rastin e 2 q   ershorit, në një tweet, Papa uron që “Italia të përparojë e të lulëzojë në harmoni, duke dhënë kontributin e vet të çmuar për paqen e drejtësinë në Botë”.

2 qershori  përkujton jo vetëm idealet republikane, por edhe demokracinë. Kreu i shtetit, Mattarella, si vuri një kurorë me lule të freskëta në Altarin e Atdheut, u kujtoi sot italianëve se vlerat e 2 qershorit vijojnë t’i prijnë  gjithë popullit, për të realizuar të njëjtën dëshirë, që kishin etërit: "ardhmërinë e sigurt për breznitë e reja, në një Itali paqësore, të lulëzuar solidare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.