2017-06-02 14:19:00

Emigrantët dhe Evropa, në bisedimet e Papës me Presidentin leton


Papa Françesku priti sot Raimonds Vējonis, President i Republikës së Letonisë, që më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar per Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton Salla vatikanase e Shtypit -  u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe si dhe kontributi pozitiv i Kishës katolike në shoqërinë letone. U prekën edhe disa tema me interes të përbashkët, posaçërisht ajo e strehimit të emigrantëve dhe perspektivat e projektit evropian. Së fundi, biseda u përqendrua në kontekstin rajonal”.








All the contents on this site are copyrighted ©.