2017-06-01 15:13:00

Ndërron jetë kardinali Husar. Ngushëllimet e Papës


Papa Françesku shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit ukrainas Lobomyr Husar, kryeipeshkëv i madh i nderit i Kyiv-Halyč, i cili ndërroi jetë dje në moshën 84-vjeçare. Në një telegram për Fortlumturinë e Tij, Sviatoslav Shevchuk, aktualisht kryeipeshkëv i madh i Kyiv-Halyč, Ati i Shenjtë kujton impenjimin e jashtëzakonshëm të prelatit për “rilindjen e Kishës greko-katolike ukrainase”. Kujtoj, lexohet në tekst, “besnikërinë e tij këmbëngulëse ndaj Krishtit, pavarësisht nga privimet e persekutimet kundër Kishës dhe veprimtarinë e tij të frytshme apostolike për të favorizuar organizimin e besimtarëve greko-katolikë, pasardhës të familjeve të transferuara me forcë nga Ukraina perëndimore”, si edhe “përpjekjet e tij për të gjetur rrugë gjithnjë të reja dialogu e bashkëpunimi me Kishat ortodokse”.








All the contents on this site are copyrighted ©.