2017-05-31 11:28:00

Imzot George Frendo për porositë e Papës: thirrjet, të rinjtë e mondaniteti


Tri, këshillat e Papës Françesku për ipeshkvijtë e Shqipërisë, të cilët i takoi të martën në Vatikan, gjatë vizitës së tyre “ad Limina”. Së pari, kujdesuni për thirrjet e shenjta, pastaj, formoni të rinjtë dhe së fundi, ruhuni nga “vlerat” e kësaj bote. Kështu pohon në mikrofonin tonë, kryeipeshkvi i Tiranës, imzot George Frendo. Nesër, barinjtë e Kishës në Shqipëri do të vijojnë takimet në Kongregatën për Edukimin Katolik dhe në Këshillin Papnor për Tekstet Legjislative. 1 qershori është dita e fundit e vizitës së tyre tek Varret e Apostujve. Të nesërmen largohen nga Roma duke marrë me vete porositë e Atit të Shenjtë. Por, të dëgjojmë imzot George Frendon, në mikrofonin e Klaudia Bumçit…

 








All the contents on this site are copyrighted ©.