2017-05-31 16:38:00

Françesku: të mësojmë nga feja e fortë, e gjindshme, e Marisë


Në audiencën e përgjithshme Papa kujtoi edhe Festën e Pasisë së Zojës  me të cilën përfundon muaji marian i majit, duke i ftuar besimtarët të kërkojnë, me besim e shpresë, ndërmjetësimin e Nënës së Zotit, për të qenë dëshmitarë të guximshëm të Ngjalljes së Krishtit”. Gjithnjë sot, Françesku, në një tweet, botuar tek faqja e tij e internetit@Pontifex, shkruan: “Të mësojmë nga feja e fortë, e gjindshme, e Nënës  sonë, Marisë, për t’u bërë shenja të gjalla të mëshirës së Zotit”. Papa kujtoi edhe kremtimin në Kopshtet e Vatikanit, me procesionin, rruzaren, këngët, himnet e meditimet. Edhe qirinjtë e ndezur që, në mes të atij blerimi, në kulmin e pranverës, duken si yje të rëna nga qielli, për të nderuar Zojën me kurorë yjesh mbi kokë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.