2017-05-29 14:08:00

Vdes në moshën 110 vjeçare motra Candida Bellotti: sekreti i jetëgjatësisë


Vdiq në Lucca të Italisë, motra Candida Belloti, një nga rregulltaret më të moshuara në botë. Përfundoi kështu, një shtegtim 110 vjeçar mbi këtë tokë.

Më 20 shkurtin e kaluar, kur festoi ditëlindjen e 110-të, mori urimet e dhe bekmin e Papës Françesku, të cilin e kishte takuar në Vatikan, gjatë një Meshe, kremtuar më 2014. E la këtë tokë qetë-qetë, pasi u kishte shërbyer për një shekull me radhë të sëmurëve, sipas karizmës së Shën Kamilit de Lelis. Në jetën e saj të gjatë, pa dhjetë Papë, nga Piu X deri te Papa Françesku; jetoi tri luftëra botërore, nga e para - tek e treta, ajo pjesë- pjesë, siç e quan Papa Bergoglio. Po cili është sekreti i jetëgjatësisë së Motrës kamiliane? Na e la trashëgim ajo vetë:

“Nëse dëshiron të jetosh shumë, merri punët si të vinë. Ki besim në të ardhmen e mundoju me të gjitha forcat t’i realizosh dëshirat. Dëgjoje zërin e Krishtit e bëj vullnetin e Tij. Atje ku të vë Zoti, atje është vendi yt. Nëse do të jetosh gjatë mbi dhe, duaj, duaj, duaj e akoma, duaj. Me gëzim në zemër”.








All the contents on this site are copyrighted ©.