2017-05-29 15:19:00

Papa priti kryeministrin kanadez Trudeau, ndërmjet temave, ato të G7 të Taorminës


Papa Françesku priti sot në audiencë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedimeve - njofton Salla vatikanase e Shtypit - u vunë në dukje marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kanadasë si dhe kontributi i Kishës katolike në jetën shoqërore të vendit.

Më pas “u prekën temat e integrimit dhe të pajtimit, ato të lirisë fetare dhe problematikat e  sotme etike”.

Së fundi - lexohet në komunikatë - u trajtuan edhe disa çështje të karakterit ndërkombëtar, parë edhe në dritën e rezultateve të takimit të rangut të lartë të G7, me vëmendje të veçantë për Lindjen e Mesme dhe zonat në konflikt.








All the contents on this site are copyrighted ©.