2017-05-29 17:24:00

Familjet katolike të Evropës takohen me Papën


Në 20-vjetorin e themelimit, Federata evropiane e Shoqatave familjare katolike, të enjten e ardhshme, më 1 qershor, do takohet me Papën në një audiencë private, përqendruar mbi vlerën e familjes dhe sfidat përballë të cilave e vë Evropa.

E përbërë nga Shoqatat e 14 vendeve evropiane, e pranishme dhe aktive  pranë Këshillit të Evropës, Konferencës së Ojq ndërkombëtare dhe platformës së BE-së për të drejtat themelore, Faace, Federata evropiane e Shoqatave familjare katolike, feston 20-vjetorin, në Romë. Tri ditë feste, reflektimi, takimesh, ndërmjet të cilave, audienca private me Papën, nga i cili Federata merr guxim e fiton besim. Anëtarët e saj e presin me padurim takimin, për t’i shprehur Atit të Shenjtë gjithë mirënjohjen, edhe për Amoris laetitia e Laudato si’. Në prag të takimit me Françeskun, Federata do t’ia kushtojë veprimtarinë e saj Virgjërës Mari, në festën e Vizitës së Zojës tek Shën Elizabeta, në Kapelën Paoline të Bazilikës së Shën Marisë së Madhe.








All the contents on this site are copyrighted ©.