Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Françesku: të lutemi për koptët, që u vranë pse nuk e mohuan fenë

Mynia: Funerali i viktimave të sulmit - AP

27/05/2017 16:27

I vranë, pse mbrojtën fenë e tyre. Për këtë vdiqën dje koptët në Egjipt, e Françesku shprehu dhimbjen e tij në katedralen e Shën Lorencit, në Gjenovë. Atentati, autorësia e të cilit u pranua nga Shteti i vetëquajtur Islamik,  shkaktoi 29 të vdekur e disa të plagosur. Papa u kushtoi një lutje:

“Vëllezër e motra, ju ftoj të lutemi së bashku për vëllezërit tanë egjiptianë, që u vranë, sepse nuk deshën ta mohonin fenë e tyre. Së bashku me ta, me ipeshkvijtë e tyre, me vëllain tim Tawadros, ju ftoj të lutemi në heshtje  e pastaj të themi një FalemiMari. E nuk duhet harruar se sot martirët e krishterë janë më të shumtë, sesa në kohët e lashta. Kohët e të krishterëve të parë. Janë më shumë”.

Fjalët e sotme të Papës pasojnë dënimin e ashpër, shprehur dje nga Françesku në një telegram drejtuar presidentit egjiptian Al Sisi, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Pietro Parolin. Në telegram Papa e quan “barbar” sulmin e kryer nga një grup burrash të armatosur kundër koptëve, që shtegtoin me autobus në jug të Egjiptit, në provincën e Mynia, për të shkuar në manastirin e Shën Samuelit. 29, të vdekurit. Ndërmjet tyre dhe fëmijë. Të plagosurit, rreth 20, disa nga të cilët në gjendje të rëndë. Viktima “të një urrejtjeje fare pa kuptim, të një poshtërimi të dhunshëm” - kështu shkruan Françesku në mesazhin, përmes të cilit u shpreh solidaritetin gjithë atyre, që u goditën nga kjo masakër e kujton posaçërisht, me shumë dhimbje, fëmijët që humbën jetën.

Mijëra vetë morën pjesë në funeralin e viktimave, vrarë mizorisht nga ushakët fanatikë të Shtetit të vetëshpallur Islamik që, prej disa muajsh vijon ta sulmojë pakicën e krishterë të koptëve. Nuk është pra, episod i rastit. Jemi para një fenomeni me shtrirje të gjerë, që tashmë njihet nga të gjithë me emrin “fundamentalizëm islamik”. Nuk është fjala për shoqëritë islamike. Myslimani normal e pranon pa probleme një bashkësi të vogël të krishterë. Kush nuk e pranon, janë pikërisht fundamentalistët, që po e  përdorin fenë për një mori qëllimesh të tjera, kryesisht për para e pushtet.

27/05/2017 16:27