2017-05-26 12:23:00

Papa emëron imzot De Donatis Vikar të ri të Romës në vend të kardinalit Vallini


Papa Françesku ka emëruar sot imzot Angelo De Donatis Vikar të ri të Përgjithshëm të Dioqezës së Romës e kryeprift të Bazilikës Papnore të Shën Gjonit në Lateran. Zëvendëson kardinalin Agostino Vallini, që e mbyll misionin e tij në moshën 77 vjeç.

Vikari i ri i Romës, imzot Angelo De Donatis, lindi më 4 janar 1954, u shugurua meshtar më 28 nëntor 1983, shërbeu në detyra e famulli të ndryshme, para se të emërohej ipeshkëv, e ndër misionet është edhe shërbimi tij si famullitar pranë komunitetit kishtar të Shën Markut, në sheshin Venezia, në Romë, e po kështu qe meshtari parë i emëruar nga Papa për predikimin e ushtrimeve shpirtërore të kohës liturgjike të Krezhmëve, para Atit të Shenjtë e Kuries Romake, më 2014. Papa Françesku e emëroi Ipeshkëv Ndihmës të dioqezës së Romës, me selinë titullarë të Mottola-s, më 14 shtator 2015. E sot, gjithnjë nga Papa Bergoglio u emëruar Vikar i ri i Atit të Shenjtë për dioqezën e Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.