Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Masakër e re mbi të krishterët në Egjipt: të paktën 28 të vdekurit

Masakër e re kundër të krishterëve në Egjipt - EPA

26/05/2017 13:55

Masakër e re mbi të krishterët e Egjiptit. Të pakën 28 koptë u vranë nga një grup njerëzish të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake. Ndërmjet viktimave ka edhe fëmijë. Rreth 20, të plagosurit, disa nga të cilët, në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi në Minya. Sulmuesit bllokuan autobusin, u ngjitën në të dhe nisën të shtinin, ndërsa njëri prej tyre filmonte masakrën, siç tregoi më pas një dëshmitar. Koptët po shtegtonin në Manastirin e Shën Samuelit. Atentati kryhet në më pak se dy muaj pas  atij të së Dielës së Larit, kur terroristët masakruan 48 besimtarë, gjatë meshëve në Tanta e Aleksandri.

Imzot Antonio Mina, ipeshkëv nderi kopt–katolik i Guizeh, nga mikrofonet e Radio Vatikanit, u bëri thirrje të mëdhenjve të botës, mbledhur në Taormina, t’i ndalojnë trafikun e armëve dhe drogën dhe t’i izolojnë vendet, që i mbështesin terroristët. 

26/05/2017 13:55