2017-05-25 14:13:00

Ndeshje në Brazil: turma kërkon dorëheqjen e presidentit Temer


Dhjetra mijëra brazilianë mbushën sheshet dje, në kryeqytetin Brazilia, duke iu përgjigjur thirrjes së sindikatave, të cilat kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Michel Temer, i akuzuar për korrupsion. Të shumtë, të plagosurit, ndërmjet gati 100 mijë demonstruesve.

Sipas një regjistrimi, kreu i shtetit duhet të ketë marrë ryshfet, por Temer hedh poshtë çdo akuzë. Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale formuloi tri akuza: korrupsion pasiv, pengim i drejtësisë dhe bashkëpunim në krim. Presidenti u përgjigj duke nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë. 1500 ushtarë mbrojnë aktualisht, selitë qeveritare në Brazilia, ku janë sinjalizuar zjarre në Ministrinë e Financës dhe në atë të Bujqësisë.

Koalicioni qeveritar ka rrezik të shpërbëhet, në veçanti, përsa u përket dy reformave të mëdha për pensionet dhe punën, propozuar nga ekzekutivi konservator e kundërshtuar edhe nga Kisha Katolike. Ipeshkvijtë brazilianë shprehin shqetësimin se reformat godasin shtresat më të dobta të popullsisë, në vështirësi për shkak të krizës ekonomike në vend. 








All the contents on this site are copyrighted ©.