2017-05-24 18:33:00

Papa: telefonatë fëmijëve të Gaslinit: “Shihemi të shtunë”.


Telefonatë e papritur sot pasdite brenda një transmetimi radiofonik të drejtpërdrejtë nga spitali pediatrik Gaslini i Gjenovës. Papa Françesku telefonoi për të përshëndetur të sëmurët e vegjël: “Do të shihemi të shtunë, në Gjenovë” - u tha Papa - duke ndërhyrë në programin radiofonik “Me gjithë gazin”, që transmetohet në “Radio ndërmjet notave”, emitente famullitare gjenoveze, e drejtuar nga Roberto Fischer. Telefonata arriti rreth orës 15.00. Papa Bergoglio i përshëndeti fëmijët, që dëgjonin, u premtoi se do të lutet për ta e u kërkoi të luten për të.

Programi, që zakonisht trasmeton përshëndetjet e fëmijëve të sëmurë drejtuar familjeve të tyre, ose miqve, me hapësira muzikore ndërmjet, sot u ndodh para befasisë së Papës, pak ditë para vizitës së tij në Gjenovë, më 27 majin e ardhshëm. Një nga etapat e vizitës papnore do të jetë pikërisht kjo e Gaslinit, parashikuar për të shtunën pasdite.








All the contents on this site are copyrighted ©.