2017-05-23 15:41:00

Trump sot në Romë, nesër takimi me Papën Françesku


Roma e blinduar për vizitën e Donald Trump në Itali. Arritja  e Air Force One në Fiumicino parashikohet për orën 18.30. Dje, vizita në Izrael.

Roma, në gjendje alarmi, në prag të arritjes së presidentit amerikan: ndalohen grupimet dhe pllakatat kundër Trampit gjatë rrugës, që do të përshkojë. Nesër në mëngjes kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet, në Vatikan, me Papën Françesku.

Dje, vizita në Izrael. Trump, duke u takuar me kryeministrin Netanyahu, ripohoi  lidhjen e pazgjidhshme me shtetin hebraik dhe foli për shpresa të reja në favor të paqes në Lindjen e Mesme. Pas  udhëtimit në Arabinë Saudite, beson më shumë në një aleancë të zgjeruar në luftën kundër terrorizmit.

SHBA-të - theksoi - nuk do të lejojnë kurrë që Irani të ketë armë bërthamore. Deklaratë, kjo, shumë e vlerësuar nga Netanyahu, që e ka denoncuar gjithnjë marrëveshjen bërthamore të Obamës me Teheranin, duke e konsideruar si shumë të rrezikshme. Trump nuk e preku fare çështjen e transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem, siç pati premtuar në fushatën zgjedhore, premtim që qe pritur me pakënaqësi të thellë nga palestinezët.

Ndërkaq, ndërsa presidenti amerikan është përudhë, administrata e re e SHBA-ve, paraqiti sot një propozim të bilancit për 2018-tën, prej 4.100 miliardësh, me një reduktim të fortë taksash në fushën e shëndetësisë, në atë universitare dhe të shërbimeve në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara, por edhe me një shtim prej 10% të shpenzimeve ushtarake për sigurimin e kufirit dhe forcimin e murit me Meksikën.








All the contents on this site are copyrighted ©.