2017-05-23 16:59:00

Imzot Frendo dënon sulmet në Manchester e lutet për viktimat


Sekretari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, në mikrofonin e Radio Vatikanit, dënon sulmit terrorist në Manchester Arena, që ka shkaktuar 22 të vdekur e 120 të plagosur, mes të cilëve shumë të rinj e fëmijë.

Imzot Frendo shpreh ngushëllimet e solidaritetin me familjet e viktimave, siguron lutjen e tij drejtuar Zotit, e bënë thirrje të punohet për dialog e paqe, të ndërtohen koshienca tek të gjithë njerëzit, sepse sipas tij, është e papranueshme të përdorët emri Zotit dhe besimi për akte kaq të urryera që janë vepra të çmendura, një atentat kundër jetës.

Është blasfemi e madhe të vrasësh njerëzit në emër të Zotit. Feja e vërtetë është vepër besimi, respekti, dashurie e në rast edhe ngushëllimi. Besimet e vërteta janë përherë për vëllazërim e respekt. Po ta dëgjojmë imzot Gjergj Frendo-n, kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit..








All the contents on this site are copyrighted ©.