2017-05-23 14:46:00

Dhimbja e Papës për masakrën e Manchester-it: sulm barbar


“Sulm barbar”, “dhunë pa kuptim”: kështu e quan Papa Françesku masakrën e mbrëmshme në stadiumin e Manchester-it, që shkaktoi 22 viktima. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Ati i Shenjtë Bergoglio shpreh dhimbjen e tij të thellë për atentatin, që shkaktoi “humbjen tragjike të kaq shumë jetëve”.

Papa Françesku lavdëron “përpjekjet bujare të personelit të emergjencës e të sigurisë dhe siguron lutje për të plagosurit e për të vdekurit”. Pastaj, u drejtohet në veçanti “fëmijëve dhe të rinjve që humbën jetën, si edhe familjeve të tyre”, duke kërkuar bekimin e Zotit që kombi anglez të gëzojë paqen, të shërojë plagët dhe të marrë sërish forcë.








All the contents on this site are copyrighted ©.