Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa, motrave të Mësuesit Hyjnor: dialog me karizmat e tjera

Papa takohet me murgeshat

22/05/2017 14:08

“Kultivoni dialogun me karizmat e tjera e luftoni kundër vetëvlerësimit e vetëmbylljes”. Kjo, ftesa që u drejtoi Papa pjesëmarrëseve në Kapitullin e përgjithshëm të Dishepulleve të Mësuesit Hyjnor, të cilat i priti në audienecë, në Pallatin Apostolik, në Vatikan.

Papa uroi që Kapitulli të sjellë fryte të begata ungjillore, fryte bashkimi  me vëllezërit e motrat e familjes paoline. E theksoi këtë, duke vënë në dukje se kanë të përbashkët jo vetëm atin themelues, don Giacomo Alberione, por edhe misionin: “T’ua çojnë Ungjillin burrave e grave të kohës sonë”. E posaçërisht në rastin tuaj - theksoi Ati i Shenjtë - përmes shërbimit liturgjik dhe kujdesit për meshtarët.

Françesku vijoi të theksonte nevojën e bashkëveprimit të të gjithë rregulltarëve, për t’i mirëpritur pasuritë e karizmave të tjera e për t’i vënë në shërbim të ungjillëzimit, pa e humbur identitetin e tyre.

“Askush – nënvizoi Papa - nuk mund ta ndërtojë ardhmërinë duke u izoluar, e as vetëm me forcat e veta, prandaj ju ftoj ta kultivoni dialogun dhe bashkëveprimin me karizmat e tjera dhe ta luftoni me të gjitha mënyrat, vetëvlerësimin”.

22/05/2017 14:08