2017-05-22 18:11:00

Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!


Si lind devocioni për Zojën e Bekuar?

Devocioni për Zojën e Bekuar lind nga vetë historia e shëlbimit, është vepër e vetë Zotit. Shën Luka ungjilltar i paraprin tregimit mbi Lajmërimin e Zojës me disa fjalë, që kanë një kuptim jashtëzakonisht vendimtar. Thotë Ungjilltari: “Engjëlli Gabriel qe dërguar nga Zoti në një qytet të  Galilesë, të quajtur Nazareth, tek një virgjër me emrin Mari”. Kjo shtesë ka rëndësi vendimtare: na tregon se është Zoti ai që e dërgoi Engjëllin.

Prej këndej, edhe se është Zoti ai që e zgjodhi Marinë. Ishte Zoti ai që trokiste te porta e zemrës së Marisë; kjo portë u hap dy kanatash përpara Hyjit e që atë ças Maria u bë bashkëpunëtorja më e madhe në planin e shëlbimit. Maria është  vazhdimsht pranë Jezusit, nuk ndahet kurrë nga ai. Në se ndahet Biri nga Nëna ose Nëna nga Biri, bëhet diçka që është kundër zgjedhjes së Zotit. Prandaj themi se Maria na merr për dore e na çon te Krishti.

Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!

Mari, grua që gjegje ‘Po”,

“Po”-në e gjithë besnikërive,

përgjigje e thirrjes së dashurisë,

e ftesës së Fjalës.

 

Në fshehtësinë e strehës sate

në lutjen tënde të heshtur,

nga lart një zë

përshëndet, kumton, shpjegon:

Amen - është gjegjja.

 

Premtimi i lashtë

përmbushet plotësisht.

kjo ‘Po” e jotja

Besëlidhjen përtërin,

e përmbi tokë

bulon dashuria.

 

E lumja ti

grua e zemrës së Zotit,

që ke njerëzimin në shpirt,

të lum do të jemi dhe ne,

për tëndin

e tonin

“Amen”!.








All the contents on this site are copyrighted ©.