2017-05-21 12:30:00

Mbretëresha Qiellore me Papën, në Shën Pjetër


Papa Françesku tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore, së bashku me besimtarët, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Sot, është e diela e zgjerimit të misionit të apostujve. Që në leximin e parë na paraqitet veprimi misionar i Shën Filipit diakon. Nga ana tjetër, Ungjilli paralajmëron ardhjen e Shpirtit Shenjt, që do të mbetet përgjithmonë me dishepujt, siç premton Krishti, duke mos i lënë ata vetëm.

Duke iu afruar Rrëshajëve leximet liturgjike, gjithnjë e më tepër, na përgatisin për ardhjen e Shpirtit Shenjt. Në çastin e kthimit te Ati Qiellor, Jezusi u thotë dishepujve se nuk do të mbeten jetimë, pasi Ati do të dërgojë një Paraklit tjetër, Shpirtin e së vërtetës. Është ky Shpirt, që do t’i udhëheqë dishepujt e do t’i mbështesë në zbatimin e gjithçkaje u la Krishti. Zbatoni urdhërimet e mia, u thotë Jezusi, sepse kështu do të dëshmoni se më doni. E kush do Krishtin, do Atin Qiellor. Kjo është e vërteta që na e bën të njohur Shpirti Shenjt, duke na siguruar për dashurinë e Atit e të Birit e duke na dhënë kështu, arsyet për t’i ndjekur në jetë. E këto janë edhe bazat, pa të cilat dishepujt nuk mund të nisen për mision.








All the contents on this site are copyrighted ©.