Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 19 maj kalendari kishtar përkujton Shën Çelestinin V papë

chiesa delle Anime Sante o di Santa Maria del Suffragio a L'Aquila, - ANSA

19/05/2017 12:28

Sot më 19 maj, Kisha katolike përkujton Shën Çelestinin V  papë - Pjetrin nga Morrone, oshënar e Papë nga 29 gushti 1294 deri më 13 dhjetor 1294.

Pietro Angeleri – ky ishte emri i pagëzimit të papës së ardhshëm – lindi në Isernia në vitin 1215. Prindërit e tij ishin fshatarë të thjeshtë. Studioi ndër benediktinët e Faifolit (Benevento) e më pas në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1239. Shumë shpejt mori leje të jetonte si eremit dhe u tërhoq në Malin Morrone. Fama e shenjtërisë së tij tërhoqi edhe shumë vetmitarë të tjerë, me të cilët Pjetri themeloi bashkësinë e “Eremitëve të Shën Damianit”, të cilët më pas, për nder të tij, u quajtën Çelestinët e vijuan jetën vetmitare murgarë deri në vitin 1807. 

Si vdiq Papa Nikolla IV, në prill të vitit 1292, dymbëdhjetë kardinajtë, që kishin shpëtuar nga turbullirat politike të kohës, u mblodhën në konklav, në Perugia ku vijuan të diskutonin për dy vjet me radhë, pa u marrë vesh për zgjedhjen e pasardhësit të Shën Pjetrit, derisa vendosën t’i japin Kishës si kryebari, pikërisht oshënarin Pietro nga Morrone, gati tetëdhjetë vjeç, i cili mori emrin Çelestini V.

Njeri i shenjtë dhe i përshpirtshëm, si e kuptoi se forcat politike të kohës deshën ta përdornin për interesat e tyre, Çelestini hoqi dorë nga papnia. Në vend të tij u zgjodh Papa Bonifaci VIII i cili, duke patur frikë se mbrojtësit e paraardhësit do të krijonin vështirësi në jetën e Kishës, e mbajti nën mbikëqyrje në Kështjellën e Fumone-s, afër Alatri-ti në Lazio, ku ish-Papa Çelestini V kaloi ditët e fundit të jetës në izolim të plotë, nga i cili e çliroi vdekja, që trokiti në qelën e tij murgarë më 19 maj 1296. U shpall shenjt nga Klementi VI, më 5 maj 1313.

19/05/2017 12:28