2017-05-19 17:04:00

Këshilli Papnor i Kulturës mbushi sot 35 vjet.


Këshilli Papnor i Kulturës mbushi sot 35 vjet. Arriti, kështu, në kulmin e rinisë, si dritare e hapur mbi botën e gjerë e shumëngjyrshe, të gëzuar e të të shqetë, të pasur e të varfër, të kulturës bashkëkohore. E kremtoi me duar plot këtë ditëlindje, me rrënjë në Koncilin II të Vatikanit. Kushtetuta baritore “Gaudium et Spes” (1965) pati  theksuar shprehimisht nevojën që Kisha të ballafaqohej me instancat e kulturës bashkëkohore. I jepte kështu, shumë rëndësi njohjes reciproke, takimit të mirëfilltë dhe fekondimit të anasjelltë me kulturën aktuale. Këshilli Papnor i Kulturës u themelua më 20 maj 1982 nga Shën Gjon Pali II.

Këtyre ditëve, në  Romë, u organizua edicioni VII i “Marshimit për Jetën”, për të pohuar shenjtërinë e jetës njerëzore dhe paprekshmërinë e saj, nga lindja - në vdekjen e natyrshme. U nis në orën 15.30, nga Sheshi romak i Republikës, i paraprirë nga Adhurimi Eukaristik në Bazilikën Sant’Andrea delle Frate, pasi iu kërkua Zotit ndjesë për mëkatin e abortit.  

Më 20 maj, e shtune, në stadiumin romak Nando Martellini (pranë Termeve të Karakalës, Sheshi i Viktimave të terrorizmit, 1) në orën 10.00 deri në orën 23.00, u zhvillua edicioni i 10-të i “Sport against violence Event”, (Sporti kundër dhunës) binjakëzuar me Maratonën e Bagdadit dhe të Erbilit. Me këtë rast, për herë të parë në Itali, u hap ekspozita me titull: “T’i kundërvihemi luftës: sporti dhe shoqëria civile në Siri”, foto nga Muhammad Abdullah, fotograf lufte i Reuters, refugjat në Belgjikë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.