Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Kard. Hummes: Sinodi për Amazonën, shenjë afërsie me indigjenët

Indigjenët e Amazonës - ANSA

19/05/2017 12:08

“Ati i Shenjtë Françesku na ka thënë se do të donte një Sinod për popujt e Amazonës”. Kështu pohon për gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”, kreu i ipeshkvijve peruvianë, imzot Salvado Piñeiro Garcia-Calderon, kryeipeshkëv metropolit i Ayacocho-s. Papa Françesku i priti ipeshkvijtë nga Peruja, gjatë vizitës së tyre “ad Limina”, që përfundon më 21 maj. Pikërisht për këtë njoftim të rëndësishëm, i kërkuam një koment kryetarit të Rrjetit Kishtar Pan-amazonik, kardinalit Claudio Hummes:

"Ky është lajm shumë i rëndësishëm, që synon drejt një Kishe më të inkulturuar, me një fytyrë më amazonike, Kishë e impenjuar në mbrojtjen e Amazonës, e cila rrezikon të shkatërrohet, të prishet, të varfërohet! Së pari, kemi pak misionarë në Amazonë. Mungon afërsia e Kishës për popujt indigjenë, sidomos në brendësi të Amazonës. Kjo prani fizike, përmes meshtarëve e diakonëve, ka mungesa të shumta. Vetë indigjenët ankohen për këtë, do të donin një Kishë më të afërt; ndoshta, dikur ishte kështu, por sot, për arsye të shumta, kjo prani është pakësuar. Pastaj, është çështja e inkulturimit: t’i japim një fytyrë amazonike, do të thotë të kemi një Kishë të ndërthurur me kulturën e vendit. Kemi një udhë të gjatë përpara e një Sinod mund ta inkurajojë atë, të gjejë rrugë e shtigje të reja. Sidomos, mund të inkurajojë procesin e inkulturimit. Do të ishte çast vërtet i frytshëm për Kishën në Amazonë".

19/05/2017 12:08