Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Lute për mua Jezusin, Virgjër e shenjtë.

Virgjëra në lutje - RV

18/05/2017 17:47

Lute për mua Jezusin, Virgjër e shenjtë.

Virgjër e shenjtë,
Shqyti ndihma e të gjithëve
Që besimplotë afër të vinë!
Lute për mua Jezusin,
T’Birin tënd, që nga barra e mëkatit të çlirohem
Dhe plotësinë e virtyteve të veta të më dhurojë,
Që larg të më rrinë dëshirat e këqija,
Që dashurinë vëllazërore të fitoj e të bëhem vullnetmirë,
Që të më tretet krenaria
Dhe përvujtërinë të vërtetë të fitoj,
Që tejmatanë shpirtit tim të largohen mendimet dhe dëshirat
e padëlira
Dhe të bëhem mendjepastër e plot ëndje të mira!
Ti yll i vërtetë i mëngjesit,
Prej nga drita e amshueshme u duk
Dhe të gjitha hiret i fituam:
Më përfshij tash e mot në përkrahjen tënde
Dhe në lutjet para Hyjit,
Që përmes teje të keqen të mund ta mënjanoj
Dhe pas kësaj jete të vdekshme
Hise të kem në jetën e amshuar! Amen.

Nga mbretëresha Shën Agneza e Hungarisë ( shekulli i 14-të ).

18/05/2017 17:47