Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Kalendari i kremtimeve të Papës në muajin qershor

Papa Françesku - ANSA

18/05/2017 16:00

Salla e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur sot kalendarin e kremtimeve të kryesuara nga Papa Françesku gjatë muajit të qershorit. Të dielën, më 4 qershor, Papa do të kremtojë meshën në Shën Pjetër, në Solemnitetin e Rrëshajëve. Më 18 qershor, gjithnjë e dielë, mesha dhe procesioni në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit. Të enjten, më 29 qershor, në Solemnitetin e shën Pjetrit e të shën Palit, Papa Françesku do të kremtojë meshën me bekimin e paliove për kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë.

Ati i Shenjtë Bergoglio, njoftoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, “vendosi ta zhvendosë kremtimin liturgjik të Corpus Domini, nga e enjtja, 15 qershor, në të dielën, 18 qershor, për të favorizuar pjesëmarrjen më të madhe të Popullit të Zotit, të meshtarëve dhe të besimtarëve të Kishës së Romës. Ka edhe një arsye të dytë: e enjtja është ditë pune në Romë, prandaj me këtë zhvendosje, krijohen më pak probleme në qytet”.

18/05/2017 16:00