Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa futbollistëve të Juventus e Lazio: jini shembull ndershmërie

Pope Francis receives in a private audience SS Lazio and FC Juventus, the two teams that will play tomorrow soccer final Italy's Cup, Vatican City, 16 May 2017. ANSA/OSSERVATORE ROMANO PRESS OFFICE - ANSA

16/05/2017 12:37

Kampionët e sportit të jenë shembull ndershmërie e harmonie, posaçërisht për më të rinjtë: kështu u tha Papa futbollistëve të Jeventus-it e Lazio-s, së bashku me drejtuesit e Lidhjes Kombëtare të Profesionistëve të Seria A, gjatë audiencës mbajtur sot paradite në Sallën Klementine në Vatikan, në vigjiljen e finales së “Kupës së Italisë”, që do të luhet nesër në stadiumin Olimpik të Romës.

Papa Françesku ripohon edhe një herë rëndësinë që ka sporti në kohën tonë. Përgëzoi Juventus-in e Lazio-n, “dy skuadra – tha – që, përveç arritjes së rezultateve të shkëlqyeshme, janë shumë të dashura nga dashamirët e sportit” e kjo – nënvizoi Ati Shenjt – “i impenjon akoma më shumë në dëshmimin e vlerave autentike të sportit”. E vërtet, “duke konsideruar bukurinë, joshjen dhe reflektimin që futbolli ka tek njerëzit, posaçërisht tek të rinjtë”, protagonistët e këtij sporti kanë një “përgjegjësi tejet të rëndësishme”:

“Ata që konsiderohen ‘kampionë’ shumë lehtë bëhen figura referimi. Prandaj çdo garë është një provë e drejtpeshimit, e vetëpërmbajtjes, e respektimit të rregullave. E ai që, me sjelljen personale, di t’ dëshmojë këto vlerave, bëhet shembull për admiruesit e vet. Këtë ia uroi çdonjërit prej jush: të jeni dëshmitarë të ndershmërisë, sinqeritetit, harmonisë e humanitetit”.

Papa Françesku kujtoi se “nganjëherë nëpër stadiume regjistrohen, mjerisht, episode të dhunshme, që shqetësojnë, madje e pengojnë zhvillimin e lojërave dhe argëtimin e shëndosh të njerëzve”:

“Uroj që, për atë që është në mundësinë tuaj, të mund të ndihmoni përherë aktivitetin sportiv të mbetët i tillë e, falë angazhimit personal të të gjithëve, sporti të jetë motiv kohezioni ndërmjet sportistëve dhe në gjirin e mbarë shoqërisë”.

Papa e përfundoi përshëndetjen e tij me këto fjalë:

“Ju falënderoj nga zemra për vizitën tuaj e ju uroj të luani vërtetë një ndeshje të bukur futbolli!”.

16/05/2017 12:37